LAJMI I FUNDIT:

Përurohet ujësjellësi në fshatin Bukosh të Vushtrrisë

Përurohet ujësjellësi në fshatin Bukosh të Vushtrrisë

Në një ceremoni ku moren pjesë banorë dhe drejtues të komunës së Vushtrrisë, në fshatin Bukosh të Vushtrrisë sot është përuruar ujësjellësi.

Duke i përgëzuar banorët për ujin e pijes, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka deklaruar se me gjithë problemet teknike që po hasin, ujin e pijes do ta shpërndajnë në secilen shtëpi.

“Në Bukosh sot lëshuam ujësjellësin. Një shekull pritje për ujë i erdhi fundi. Nuk është projekt i lehtë, ka shume probleme teknike gjatë realizimit, por ujin do e sjellim në çdo familje e çdo lagje”, ka deklaruar kryetari Tahiri.


Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, Sami Miftari, i cili u ka thënë banorëve të Bukoshit se do të kenë furnizim të rregullt me ujë, por që duhet ta ruajnë atë.

Ditë me parë u lëshua ujësjellësi edhe në fshatin Stanoc i ultë. /Telegrafi/