LAJMI I FUNDIT:

Berati, 12 vjet në UNESCO

Berati, 12 vjet në UNESCO
Foto: Ilustrim

Vlerat historike, arkitektonike dhe kulturore e bëjnë Beratin një ndër qytetet më unike në Shqipëri dhe në botë.

Qyteti i një mbi një dritareve, shënon 12-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Më 8 korrik 2008, në sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave, duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.


Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme, duke bëre që Berati të kthehet në destinacion turistik botëror.

Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota. Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. /ata/