Kërkesa që sektori medial të përfshihet në kuadër të Ligjit për Sponsorizim, përmirësimi i infrastrukturës ligjore për këtë sektor e mos funksionimi i Ligjit për të Drejtat e Autorit ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësuesve të mediave me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen sektori medial si pasojë e pandemisë. OAK ngriti si çështje rëndësinë e përfshirjes së mediave në kuadër të Ligjit për Sponsorizim që si i tillë do të ndihmonte shumë bizneset e sektorit medial. Inicimi i plotësim ndryshimit të këtij ligji duke shtuar si nen në ligjin aktual, jo vetëm që është nevojë por është edhe një ndihmë e madhe pasi që përfshirja e mediave në këtë ligj do të ndikonte që ky sektor të qëndrojë më mirë financiarisht, do të pavarësohen dhe do të kemi media shumë të fuqishme.
Gjendja e rëndë në këtë sektor, mungesa e rregullimit të infrastrukturës ligjore, mungesa e IP adresave dhe domenit për Kosovën si dhe marketingu i çrregullt u ngritën ndër të tjera në këtë takim”, thuhet në njoftimin për media.
Dardan Belegu përfaqësues nga RTV Dukagjini theksoi vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar mediumet gjatë kësaj periudhe dhe operimet jashtë planifikimeve, duke bërë që mediat që jenë në një pozitë të vështirë financiare, andaj përkrahja e tyre nëpërmjet këtij ligji kishte me qenë një lehtësim për këtë sektor.
Zekirja Shabanaj dhe Ilir Mirena përfaqësues nga mediat online theksuan rëndësinë e përcaktimit të kritereve të sakta dhe kushteve që duhet të përmbushin mediat gjatë regjistrimit në KPM, në mënyrë që të bëhet filtrimi i tyre dhe diferenca mes mediave serioze dhe joserioze.
Dumoshi falënderoi për takimin dhe u shpreh e hapur për bashkëpunim, duke theksuar që këtë kërkesë do ta trajtojë me prioritet, duke organizuar grupin punues për të shiquar mundësitë e veprimit në këtë drejtim.
“Dumoshi po ashtu shpalosi prioritetet e këtij dikasteri dhe angazhimet që janë duke i ndërmarr që në kuadër të pakos së rimëkëmbjes të përfshihen edhe kultura, rinia e sporti. Dumoshi shpalosi që janë duke planifikuar grante dhe subvencione në projekte të ndryshme në mënyrë që të përkrahen të rinjët në vetëpunësim.
OAK kërkon nga të gjitha mediat përkrahje në mbështetjen e të drejtave të tyre për ndryshimin e një neni të këtij ligji duke e marrë parasysh se mediat janë në gjendje shumë të rëndë e sidomos pas fillimit të pandemisë, ku një pjesë e madhe e bizneseve dhe institucioneve e kanë ndërprerë apo reduktuar marketingun që është baza kryesore e të hyrave për mediat”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?