LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur kryetari i Seulit, ishte zhdukur nga e mërkura

Gjendet i vdekur kryetari i Seulit, ishte zhdukur nga e mërkura

Kryetari i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, është gjetur i vdekur pasi e bija e tij kishte raportuar rastin në polici se babai i saj është zhdukur pa gjurmë që nga dita e djeshme, raporton Independent.

Policia në Seul ka gjetur trupin e pajetë të Park Won-Soon në Bugak në pjesën veriore të Seulit, në afërsi të vendi ku sinjali i telefonit të tij ishte detektuar nga policia gjatë kërkimit, transmeton Telegrafi.


E bija e tij i kishte telefonuar policia duke ua bërë me dije se babai i saj është zhdukur nga dita e djeshme, dhe se pak momente para gjetjes së tij nuk e kishte as edhe një ide se ku mund të ketë shkuar.

Zhduket kryebashkiaku i Seulit, kishte lënë një mesazh që dukej si “testament”
Lexo po ashtu Zhduket kryebashkiaku i Seulit, kishte lënë një mesazh që dukej si “testament”

Zyrtarë të kabinetit të Won-Soon, kanë konfirmuar sot se ai nuk ishte shfaqur fare në punë për arsye të panjohura dhe se kishte anuluar të gjitha takimet që i kishte pasur gjatë ditës së djeshme.

Park ishte aktivist që merrej me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në vitin 2011 ishte zgjedhur si kryetar i Seulit, e vitin e kaluar filloi mandatin e tij të tretë dhe njëherit të fundit.

Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike, dhe shumë njohës të politikës së këtij vendi e kanë parë si kandidat adekuat për president në zgjedhjet e vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori