LAJMI I FUNDIT:

Zhduket kryebashkiaku i Seulit, kishte lënë një mesazh që dukej si “testament”

Zhduket kryebashkiaku i Seulit, kishte lënë një mesazh që dukej si “testament”

Park Won-soon, kryetari i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, është zhdukur, pasi la një mesazh gojor që vajza e tij e përshkroi si dukej si testament, sipas policisë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një operacion kërkimi masiv është zhvilluar të enjten.


Policët thanë që po kërkonin për Park në një kodër të vogël në Sungbuk-dong, një rreth në veri të Seulit, ku u zbulua sinjali i tij i telefonit celular.

Ata thanë që telefoni i tij celular ishte aktualisht i fikur.

Vajza e tij e thirri policinë të enjten pasdite dhe tha se babai i saj la një mesazh “si dëshirë të fundit” para se të linte shtëpinë e tyre katër deri në pesë orë më parë, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Vajza nuk sqaroi përmbajtjen e mesazhit, tha një nga oficerët në Agjencinë e Policisë Metropolitane të Seulit që është përgjegjës për operacionin e kërkimit të Park.

Vajza tha që ajo vendosi të telefononte policinë sepse nuk mund të merrte babanë e saj në telefon, tha oficeri, duke kërkuar anonimitet sepse nuk ishte e autorizuar të fliste në media për këtë çështje.

Rreth 150 oficerë, një dron dhe një qen policie janë mobilizuar, sipas policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori