LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Ibrahim Pacolli”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri ne rrugën ‘Ibrahim Pacolli’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.


Më tej, ajo shtoi se hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. /Telegrafi/