Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e votuan Projekt-rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje për dialogun Kosovë-Serbi.
Me 31 për, 60 kundër dhe 1 abstenim nuk ka kaluar rezoluta e LVV-së, e prezantuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës paraqiti projekt rezolutën e kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi, me katër pika të cilat janë:
- Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm.
- Duke marr parasysh faktet e konfirmuara në lidhje me temën e trajtuar gjatë dialogut të tanishme atë të shkëmbimit të territoreve të cilat janë në kundërshtime me obligimin kushtetues dhe ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, e integritetit kuvendi kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në asnjë rrethanë, nivel nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin apo integrimin apo që cenojnë krijimin e ndonjë pushteti të tretë dhe administrativ.
- Kuvendi i Kosovës para çfarë do takimi në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të miratoj platformën për dialog e cila platformë do të përfshije parimet në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe do të votohet me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
- Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor demokratik nga i cili do dilte një qeveri legjitime dhe do të kishte legjitimitet për dialogun Kosovë – Serbi.
Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e kaluar ka paraqitur një Projekt -rezolutë për dialogun Kosovë – Serbi, të cilën gjatë seancës së sotme e tërhoqi atë.
Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se arsyeja kryesore e debatit në seancën e kaluar për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimi i tyre për Projekt-rezolutë, lidhej me takimin që ishte paralajmëruar të mbahej në Washington. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve