LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet Vuçiq, “anulon” planin për vendosjen e orës policore si pasojë e coronavirusit në Serbi

Tërhiqet Vuçiq, “anulon” planin për vendosjen e orës policore si pasojë e coronavirusit në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tërhoq nga plani për të zbatuar një bllokim të dytë mes rritjes së rasteve të coronavirusit, pasi protestuesit mbushën rrugët e Beogradit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Vuçiq kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me disa brohoritje “Dorëheqje! Dorëheqje!”


Protestat filluan të martën dhe vazhduan të nesërmen me disa njerëz të lënduar jashtë parlamentit ndërsa shpërthyen përleshjet midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës.

Përplasja mes demonstruesve dhe policisë, rrugët përreth Kuvendit të Serbisë ngjajnë me skena lufte
Lexo po ashtu Përplasja mes demonstruesve dhe policisë, rrugët përreth Kuvendit të Serbisë ngjajnë me skena lufte

Por Vuçiq tha të mërkurën se pa një gjendje të jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë një orë policore.

Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë “ndoshta do të vendosin masa më të ashpra, por pa futur një orë policore”.

Shefi i epidemiologjisë të vendit, Predrag Kon, i tha kanalit kabllor të lajmeve N1 të Serbisë më herët gjatë ditës se protestat treguan se si njerëzit ndjeheshin për bllokimin.

Ndryshe, disa njerëz kishin provuar të sulmonin ndërtesën e parlamentit, duke arritur shkurtimisht të hynin, por u detyruan nga policia të largoheshin.

Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e coronavirusit – nuk mungon as gazi lotsjellës
Lexo po ashtu Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e coronavirusit – nuk mungon as gazi lotsjellës

Vuçiq e quajti situatën në lidhje me virusin në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike” pasi spitalet e qytetit i afroheshin kufijtë e tyre të aftësive.

Të paktën 357 raste të reja COVID-19 u konfirmuan në 24 orë në Serbi të martën dhe 11 njerëz kishin vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Rastet e konfirmuara totale të vendit të martën ishin në 17.076 me 341 vdekje të lidhura me virusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori