LAJMI I FUNDIT:

Përplasja mes demonstruesve dhe policisë, rrugët përreth Kuvendit të Serbisë ngjajnë me skena lufte

Përplasja mes demonstruesve dhe policisë, rrugët përreth Kuvendit të Serbisë ngjajnë me skena lufte

Pas përplasjes mes demonstruesve dhe policisë, rrugët përreth ndërtesës së Kuvendit të Serbisë duken si skena të një konflikti lufte.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave atje shihen kontejnerët duke u djegur, gurë të shumtë dhe shenja të shumta trafiku të hequra, përcjell Telegrafi.


Pas protestave të djeshme për shkak të njoftimit për rikthimin e mundshëm të shtetrrethimit në kryeqytet dhe demonstratave që përshkallëzuan para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, disa organizata politike njoftuan një tubim edhe për ditën e sotme.

Një gjë e tillë madje ndodhi edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në një fjalim publik se nuk do të ketë ndalime shumë-ditore për lëvizje, por që vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria e Serbisë nesër.

Siç ishte raportuar më herët edhe gjatë ditës së sotme kishte incidente përpara Kuvendit, duke shtuar se disa protestues shënjestruan policinë.

Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat, protesta janë organizuar edhe në qytete tjera si Novi Sad, ku protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit.

Ndryshe, më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Lidhur me protestat, Vuçiq, kishte thënë se protestat nuk kanë të bëjnë me coronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori