Pas dështimit të votimit në dy seancat e kaluara, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare të cilat vendit do t’ia sjellin miliona euro.
Kjo pasi Partia Demokratike e Kosovës u zotua të votojë të gjitha këto marrëveshje pasi më parë kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media.
Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë.
“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë. Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Hamza, në një konferencë të thirrur për media gjatë së mërkurës.
Ndryshe nga PDK, grupi më i madh parlamentar Lëvizja Vetëvendosje nuk duket se ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do të votojë këto marrëveshje. Deputeti i kësaj partie, Hekuran Murati, gjatë së martës i tha KosovaPressit përderisa koalicioni qeverisës ka pasur 2/3 të votave për rrëzimin e Qeverisë Kurti, le t’i votojnë edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare.
“Ne kemi qartësuar qëndrimin tonë për këtë temë, pra i takon qeverisë t’i sigurojë votat, qeverisë që është në fuqi, ku e kemi parë sa herë që nuk i ka votat, mirëpo kur ishte puna për të rrëzuar një qeveri legjitime me mbështetje popullore u çuan e rrëzuan midis pandemisë dhe i siguruan votat. Madje, me krenari e kanë cekur disa herë që e kanë rrëzuar qeverinë me 82 vota. Kështu që për ta krejt çka është dashtë të bëhet, është me përdorë formulën e njëjtë, edhe t’i sigurojnë ato 82 vota për t’i kaluar marrëveshjet. Qëndrimi ka qenë i qartë i yni, çdo projektligj apo nismë që sponsorizohet prej qeverisë ilegale dhe jo legjitime nuk e ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, ka të bëjë me legjitimitet dhe legalitet. Nuk ka të bëjë me marrëveshjet në fjalë”, deklaroi ai.
Në rend ditë për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë të parapara:
– Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” dhe
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!