Kërcënime serioze; Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse jeni adhurues i ushqimeve të kriposura
Sipas American Heart Association, ju duhet të konsumoni jo më shumë se 2.300 mg kripë në ditë, çka është ekuivalente me 1 lugë çaji
Sugjerohet që të zgjidhni kripën himalajane për konsum dhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje që përkeqësohet nga një dietë lartë në kripë, sugjerohet të mos e kaloni limitin prej 1.500 mg kripe në ditë.
Pra çfarë ndodh nëse ju konsumoni gjatë gjithë ditës ushqime të kripura?
Do të keni më shumë kile
Kripa bën që ju të mbani më shumë lëngje në trup. Kjo do të reflektohet në zonën e barkut dhe kyçet e enjtura.
Gjithashtu shumë ushqime të kripura janë plot kalori dhe yndyra të ngopura, çka ju rrezikon ndaj obezitetit.
Presion i lartë i gjakut
Presioni i lartë i gjakut sjell shumë pasoja negative për shëndetin.
Sipas mjekëve, presioni i lartë i gjakut është faktor risku për sëmundjet e zemrës, sidomos kur nuk e keni gjëndjen nën kontroll. Kështu që ju mund të përfundoni të diagnostikoheni si me presion të lartë gjaku, ashtu edhe me sëmundje të zemrës nëse hani veç të kripura.
Mund të përfundoni me kancer të stomakut
Ushqimet e përpunuara janë edhe ato më të pasura me kripra dhe elemente të tjerë që mund të kenë impakt negativ pë trupin si zhvillimi i kancerit, shkruan Living.
Sipas shkencëtarëve, ushqimet e kripura si bacon, salcat e ndryshme janë të pajisur me substanca që mund të shkaktojnë formimin e kancerit. Bazuar në studime të ndryshme, zhvillimi i kancerit të stomakut si rezultat i konsumit të këtyre ushqimeve të pasura me kripëra, është më i pranishëm tek burrat se sa tek gratë.
Do të keni akoma më shumë dëshirë për të kripura
E dinit që konsumi i ushqimeve të kripura mund të shkaktojë një rreth vicioz? Sa më shumë ushqime të kripura të fusni në trup, aq më shumë trupi do të kërkojë kripë.
Arsyeja që qëndron pask kësaj dukurie është se shqisa e të shijuarit mësohet me kripën dhe kohë pas kohe ju do të përfundoni duke konsumuar ushqime dhe pije që përmbajnë shumë kripër për të kënaqur nevojat tuaja për kripë në çdo vakt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'