LAJMI I FUNDIT:

Zvicerania Petra Z.: Për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës time

Zvicerania Petra Z.: Për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës time
Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Zvicerania Petra Z. është shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguajë funeralin e nënës së saj.

“Nuk po ndihem mirë”, ka thënë Petra Z. për Heute.at, e cila ka theksuar se nëna e saj ndërroi jetë më 11 qershor.


“Më mungojnë paratë për varrimin, kushtoi mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen se kishte rrëmbyer rreth 660,000 euro prej tyre, ndërkohë që prezumimi i pafajësisë vazhdon të zbatohet.

Nuk mbetet shumë në fund të muajit

“Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të arsyeshme. Nuk është e mjaftueshme për të lënë mënjanë diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.

Kostot e papritura siç është funerali i nënës së saj e goditën shumë rëndë gruan nga Valais.

Vëllezërit e motrat e saj nuk duan ta ndihmojnë Petra Z. financiarisht duke vazhduar se, “Kur Loredana më kërcënoi, unë mora para nga nëna ime. Motrat e mia pra janë të mendimit se tani duhet të mbulojë edhe shpenzimet e varrimit”.

Petra Z (Foto: 20 minuten)

Thirrje për ndihmë në Facebook

Petra Z. tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.

“Do të isha e lumtur nëse do të paguaja varrimin. Kështu që unë të mund ta paguaj atë”.

Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin.

Ndërkaq, gjyqi kundër Loredanës është në vazhdim akoma. /Telegrafi/

Loredana Zefi në Policinë e Lucernit (Foto: Blick)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori