Instituti Demokratik i Kosovës thekson se janë bërë më shumë se dhjetë ditë që kur Kuvendi ka pezulluar punimet për shkak të infektimit me coronavirus të disa prej deputetëve dhe stafit të administratës së Kuvendit.
IKD njofton se në mungesë të testimit, vazhdimi i punimeve brenda ambienteve të Kuvendit bartë rrezik të lartë të shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit.
“Nevoja për ndërmarrjen e masave specifike, qoftë të distancës fizike apo dhe të vetizolimit, për parandalimin e shpërndarjes së të njëjtit kërkojnë zbatimin e formave të reja të operimit për garantimin e funksionimit të institucionit të Kuvendit. Kjo duhet të ndodh për aq kohë sa ekziston rreziku nga pandemia”, thuhet në reagim.
Ndërprerja e punimeve të Kuvendit është duke i pamundësuar këtij institucioni ushtrimin e kompetencave kushtetuese në raport me procesin ligjvënës, mbikëqyrës ndaj pushtetit ekzekutiv, si dhe të përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
“Prandaj është mëse e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të ndërmarr nismën për ndryshimin e Rregullores së punës dhe integrimin e mundësisë së operimit të këtij institucioni në format edhe në distancë (online), duke garantuar ruajtjen e shëndetit publik dhe zbatimin e mandatit kushtetues në trajtimin e çështjeve ekonomike e politike me interes për qytetarët”.
Sipas KDI-së, në gjithë botën, parlamentet janë përpjekur që t’i përshtaten këtyre rrethanave të jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia në mënyrë që të përmbushin funksionet e tyre kryesore.
Parlamenti Evropian ka integruar rregulla të reja brenda Rregullores së punës me anë të së cilave ka paraparë zhvillimin e punimeve në distancë të komisioneve dhe seancave parlamentare. Për më tepër, deputetëve iu është ofruar mundësia e përzgjedhjes së formës së pjesëmarrjes në seancë, qoftë fizikisht apo nga distanca.
“Bundestagu gjerman ka ndërmarrë nismë të ngjashme me ndryshimin e përkohësisht të Rregullores së Punës për t’iu përshtatur situatës së krijuar nga pandemia. Për mbledhjet e komisioneve parlamentare, pjesëmarrja në distancë e deputetëve është lejuar deri në fund të muajit shtator. Në të njëjtën kohë është vendosur edhe rregulli i përkohshëm për uljen e kuorumit në 25 % +1 të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seanca plenare”, thuhet më tej.
Gjithashtu edhe parlamentet e vendeve të rajonit përfshirë atë të Kroacisë dhe të Shqipërisë kanë ndryshuar Rregulloret e tyre të punës duke lejuar punën në distancë, për tu përshtatur me kushtet e krijuara nga pandemia.
Në rastin e Kroacisë, Kryesia e Kuvendit ka miratuar disa udhëzime që e mundësojnë punën në formë virtuale, të cilat janë të parapara të mbesin në fuqi deri në përfundimin e pandemisë.
Në anën tjetër, Kuvendi i Shqipërisë ka amendamentuar Rregulloren e Punës, duke lejuar zhvillimin e punimeve dhe votimin nëpërmjet platformave virtuale, por duke siguruar autenticitetin e përdoruesve, përkatësisht deputetëve.
“Kuvendi i Kosovës, duke qenë se ballafaqohet me problematikë të njëjtë, duhet të ndjekë praktikat e mira parlamentare të vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit. Kuvendi duhet të ndërmarr nismën përmes së cilës do të iniciohen ndryshimet e nevojshme në Rregulloren e Punës, për të cilën kërkohen votat e 2/3 të të gjithë deputetëve”, thuhet në njoftimin e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit