LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i LVV-së: Kurti gëzon mbështetjen e 47.8% të qytetarëve, po të mbaheshin zgjedhjet në qershor do të kishim 56 ulëse në Kuvend

Sondazhi i LVV-së: Kurti gëzon mbështetjen e 47.8% të qytetarëve, po të mbaheshin zgjedhjet në qershor do të kishim 56 ulëse në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi ka realizuar një sondazh, ku në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor cilin subjekt do ta vontonit, sipas tyre shumicën parlamentare do ta kishte LVV-ja.

Sipas tyre LVV do të kishte 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja dhe LDK-ja me nga 18 ulëse, AAK-ja 8 ulëse dhe +20 ulëset e minoriteteve që janë të garantuara me Kushtetutë.

“Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj. Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin. Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politik së bashku nuk arrijnë këtë përqindje të mbështetjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.


Kujtojmë se Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër më 3 shkurt të këtij viti, ku pas 50 ditëve të qeverisjes ai shkarkua nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK. Kurti e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori