Nga: Paul Simon (kënga “Bridge over Troubled Water”, albumi i po të njëjtit titull i vitit 1970, nga dueti Simon & Garfunkel)
Përktheu: Agron Shala
kur e lodhun je e ndihesh si asigjâ
kur sytë i kie t’përlotun
unë kam me t’i fshi
se n’anën tânde jam
e kur t’vijnë dit’t e mbrapshta
e shokët s’kie ku me i gjetë
si njí urë mbi ujin e trazuem
veten kam me e shtrue
si nji urë mbi ujin e trazuem
veten kam me e shtrue
kur je pa asnjí send
kur je n’rrugë
kur mbramja me t’zeza vjen
kam me t’ngushëllue
kam me e marrë hisen tânde
kur terri bjen
e dhembja âsht gjithkah
si nji urë mbi ujin e trazuem
veten kam me e shtrue
si nji urë mbi ujin e trazuem
veten kam me e shtrue
lundro, ti çikë e argjendtë
lundro ma tutje
se koha t’ka ardhë ti me shkëlqye
se krejt andrrat janë udhës për te ti
shih qysh shkëlqejnë
e nëse për nji shok nevojë ki
mbas teje jam tue lundrue
si nji urë mbi ujin e trazuem
mendjen kam me ta kthjellue
si nji urë mbi ujin e trazuem
mendjen kam me ta kthjellue
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit
Izraeli po bie në humnerë
O GRUA
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?