Përfaqësuesi Special i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Europian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.
Grenell ka thënë se nisma e Europës e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe se është i lumtur teksa sheh europianët që po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.
Emisari i Trumpit pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Ne jemi të kënaqur t’i shohim europianët tek organizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”, ka thënë Grenell për Express.
Emisari amerikan thotë se SHBA ka punuar shumë për të vënë në pah se normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë është hapi i parë i rëndësishëm që çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson që europianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi thotë se ato janë çelësi për krijimin e vendeve të punës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fort për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë qelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”, ka thënë ai.
Ndërkohë në fund, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA-së thotë se asnjëherë s’kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi brenda vitit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grenell thotë se s’kanë menduar asnjëherë për një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nga vetë fakti që janë fokusuar në çështjen e normalizimit të raporteve ekonomike mes dy vendeve.
Grenell thekson se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që të ketë sukes atëherë duhet të vazhdohet me ide të reja dhe kreative, pasi sipas tij populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve.
“Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh.Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çëshjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vemendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, a thënë emisari i presidentit Trump.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?