LAJMI I FUNDIT:

LVV kërkon që Zemaj dhe udhëheqësit e SHSKUK të raportojnë në Komisionin për Shëndetësi

LVV kërkon që Zemaj dhe udhëheqësit e SHSKUK të raportojnë në Komisionin për Shëndetësi
Foto: Arkiv

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë në Komisionin për Shëndetësi kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të raportojnë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se gjendja aktuale në përballje me pandeminë është alarmante dhe po vazhdon të thellohet.

“Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Në anën tjetër, ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


Komunikata e plotë:

Nisur nga gjendja e rëndë e krijuar për shkak të menaxhimit katastrofal me Pandeminë COVID-19, pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci të miratuar në kryesi të Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesën që pa humbur kohë Avdullah Hoti duhet të vije për raportim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së.

Situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi. Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues.

Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën.

Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Në anën tjetër, ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror.

Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Qytetarët janë braktisur në ditët më vështira nga ata që e kanë detyrë për t’u dalur në ndihmë e në mbrojtje. Ecja e kësaj Qeverie pa strategji e plan, po i kushton qytetarëve me humbje jetësh. Prandaj edhe kemi kërkuar raportim para deputetëve e Kuvendit me qëllim të kthimit të vëmendjes kah shëndeti i qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori