A përdorni vaj kokosi në flokët tuaj? Ja pse është më mirë të ndaloni
Ashtu si konturimi në grim dhe avokadot, vaji i arrës së kokosit është bërë një element kryesor në rutinën e shumë vajzave.
Njerëz të famshëm si Kourtney Kardashian dhe Miranda Kerr kanë treguar përfitimet nga përdorimi i vajit vitet e fundit dhe markat kanë krijuar tërë produktet e bukurisë duke i shtuar përmbajtjen e vajit të arrës së kokosit.
Nëse nuk keni përdorur vaj kokosi për depilim të këmbëve ose zbardhim dhëmbësh, ju keni humbur truqe të rëndësishme. Plus, përveç vajit të ullirit, vaji i arrës së kokosit mund të jetë alternativa tjetër më e mirë (dhe më e shëndetshme) për gatimet tuaja në kuzhinë.
Sidoqoftë, përpara se ta copëtoni atë dhe të filloni përdorimin nga koka te këmbët, mund të dëshironi të dëgjoni këshillat e ekspertëve.
Pasi lajmet thanë që vaji i arrës së kokosit mund të jetë i keq për disa lloje të lëkurës, parukieri Ross Charles tregon këshillat e tij.
A është vaji i arrës së kokosit i mirë apo i keq për flokët tuaj të thatë?
“Njerëzit shpesh përdorin vajra flokësh për të zbutur flokët e tyre, por unë shpesh them se kur flokut i duhet lagështi, është i etur dhe ka nevojë për ujë. Në fakt, vaji dhe uji nuk është mirë të përzihen. Vaji e zmbraps ujin ose e shtyn atë nga flokët dhe e ndalon atë të futet në flokë”, tregon Ross Charles.
Çfarë saktësisht po i bën vaji i arrës kokosit flokëve?
“Nëse flokët tuaj janë dëmtuar nga eksperimentet tuaja me ngjyra ose janë të dobëta dhe të brishta, ju duhet të konsumoni aminoacide (mish, djathë, vezë, patate) për flokët, kështu që vaji nuk është i duhuri për përdorim”, tha ai.
“Vajrat e flokëve dhe veçanërisht vaji i arrës së kokosit, priren të depërtojnë në çdo vrimë të vogël në boshtin tuaj të flokëve dhe të maskojnë problemin e vërtetë për të vepruar si një rregullim i shpejtë, kjo nuk do t’ju ndihmojë flokët tuaj në planin afatgjatë dhe është një nga arsyet kryesore që unë këshilloj kundër përdorimit të vajrave në flokët tuaj”, përfundon ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve
Vazelinë në fytyrë dhe ushtrime çdo mëngjes: Truket që e mbanin Marilyn Monroe të dukej perfekt
Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur