LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet nga debutimi historik i Kosovës në garat ndërkombëtare të basketbollit

Pesë vjet nga debutimi historik i Kosovës në garat ndërkombëtare të basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Sot, më 7 korrik, janë bërë pesë vjet nga debutimi historik i Kosovës në garat ndërkombëtare. Më 7 korrik 2015, Kosova kishte debutuar me Përfaqësuesen U16 (M) në FIBA Kampionatin Evropian U16, Divizioni C, në San Marino kundër Gjibraltarit.

Kosova në debutim kishte shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, me rezultat 84-27. Djelmoshat e Kosovës zhvilluan një kampionat shumë të mirë, ku më pas shënuan fitore ndaj Monakos 96-56 dhe Uellsit 74-35. Në gjysmëfinale, “Dardanët” e rinj triumfuan kundër Maltës 65-45. Kosova në finale ishte mundur nga San Marino, 76:59.


Basketbollisti i Kosovës, Etnik Peci hyri në pesëshen më të mirë të Evropianit dhe u zgjodh MVP. Ai dërgoi Kosovën deri në finale, që ishte sukses, duke marrë parasysh se ishte debutimi në garat ndërkombëtare për Kosovën.

(Foto: basketbolli.com)

Më pas Kosova ka marrë pjesë edhe me Përfaqësuesen A, si dhe U20, U18 dhe U16 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave – thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sukses historik konsiderohet kalimi i Kosovës A në mesin e 32 Kombëtareve më të mira në kualifikimet për Kupën e Botës më 2017. Kosova në parakualifikime ishte në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.

Kosova në vitin 2018 fitoi Kampionatin Evropian, Divizioni C për U18 (M), garë që u zhvillua në Prishtinë.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori