LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I pikëlluar për vdekjen e Goranit, ai organizoi punëtorët kosovarë dhe përkrahu luftën e UÇK-së

Haradinaj: I pikëlluar për vdekjen e Goranit, ai organizoi punëtorët kosovarë dhe përkrahu luftën e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dërguar një ngushëllim për vdekjen e Hajrullah Goranit, kryesindikalistit që organizonte punëtorët kosovarë në kohën e pushtimit serb.

“Me pikëllim mora lajmin se paska ndërruar jetë Hajrullah Gorani.  Do e kujtojmë gjithmonë si profesorin që edukoi brezat, kryesindikalistin që organizoi punëtorët kosovarë gjatë kohës së okupimit, por edhe si përkrahës e frymëzues i Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet familjes Gorani për vdekjen e familjarit të tyre.


“Ndajmë dhembjen me familjen Gorani dhe të gjithë bashkëveprimtarët e Dr. Hajrullahut. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar në fund ai. /Telegrafi/