LAJMI I FUNDIT:

Pas katër muajve, rihapet muzeu Louvre në Paris

Pas katër muajve, rihapet muzeu Louvre në Paris

Muzeu Louvre në Paris rihapet të hënën pas gati katër muajve, që kur u mbyll për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, muzeu më i vizituar në botë ka humbur më shumë se 40 milionë euro për shkak të krizës globale.


Megjithëse pjesa më e madhe e pikturave më të njohura si Mona Lisa dhe koleksioni i gjerë i lashtësisë së tij, do të jenë plotësisht të hapura, galeritë e tjera ku distancimi është i pamundur do të mbesin të mbyllura.

Mirëpo, grumbullimi i njerëzve nuk do të lejohet, tek piktura e famshme, dhe njerëzit janë të obliguar të mbajnë distancën, duke respektuar pikat e shënuara në dysheme.

Kështu, maska do të jetë e detyrueshme për njerëzit, ndërsa numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar./Telegrafi/