LAJMI I FUNDIT:

Bllokojnë rrugën që qon në SHBA nga frika e COVID-19, kryetari i qytezës meksikane u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Meksikë

Bllokojnë rrugën që qon në SHBA nga frika e COVID-19, kryetari i qytezës meksikane u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Meksikë

Banorë e qytezës meksikane Sonoita, që gjendet përgjatë vijës kufitare me SHBA-të më saktësisht  në afërsi të Lukeville të Arizonës, gjatë vikendit për pak qaste kanë bllokuar rrugën kryesore që qon në jug të kufirit amerikan. E tërë kjo ka ndodhur nga frika e madhe e pandemisë së coronavirusit.

Siç raporton AP, në Arizonë është rritur numri i rasteve të reja me coronavirus dhe nga brenga se situata mund të eskalojë gjatë vikendit kur edhe është festuar dita e pavarësisë së SHBA-ve, për pak orë janë mbyllur kufijtë, transmeton Telegrafi.


Kryetari i Sonoites, Jose Ramos Arzate, në një konferencë për media u ka bërë thirrje “turistëve amerikanë të mos e vizitojnë këto ditë Meksikën”.

Banorët lokalë kanë bllokuar rrugët me veturat e tyre në anën e Meksikës, për të parandaluar kalimet për në SHBA. Një video që është filmuar nga banorët lokal, tregon se si disa pasagjerë ankohen se kanë të drejtë të kalojnë në anën tjetër pasi që janë shtetas të Meksikës.

Kjo rrugë është më e shkurta që qon në pushimoren Puerto Penasko e njohur ndryshe si Rocky Point. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori