LAJMI I FUNDIT:

Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve serbë

Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve serbë

Greqi ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë. Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.


“I paralajmërojmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi”, i tha Daçiq agjencisë Tanjug.

Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi.

Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik, njoftoi agjencia ANA.

Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë.

Numri i personave të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e Coronavirusit ka filluar të rritet në Serbi.

Në të dhënat e fundit të publikuara të dielën, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me Coronavirus. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori