LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga dhoma e ‘ferrit’ në Tiranë: Hetuesit në kërkim të nxitësve të vetëflijimit

Pamjet nga dhoma e ‘ferrit’ në Tiranë: Hetuesit në kërkim të nxitësve të vetëflijimit

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur.

Por brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj, Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.


Policia e Shtetit dhe prokuroria po hetojnë personat që direkt apo indirekt e shtynë Zhanetën të izolohet në këtë dhomë me një të vdekur deri në vetëflijim.

Hetimet po përpiqen të zbardhin shtysën që pati kjo nënë të shkonte drejt vdekjes me akte përtej çdo imagjinate. Deri tani ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi.

Hetuesit gjithashtu po analizojnë blloqet dhe librat të cilat policia i gjeti në banesën e tyre mbrëmjen e së enjtes. Shënimet kanë përmbajtje fetare ku flitet për vetëflijimin dhe rikthimin në jetë, por mister mbetet ende përcaktimi se cilës fe apo besimi i referohen. Hetimi kompleks, përfshin edhe analizimin e aparatëve celularë dhe kompjuterëve të cilët ato kanë pasur në përdorim, megjithatë, burimet bëjnë me dije se vështirësia qëndron në faktin, që prej rreth dy vitesh, familja Josifi e kishte ndërprerë pjesëmarrjen në këto aktivitete fetare, duke refuzuar madje edhe të dilte nga shtëpia.
Dëshmitë që mund të hedhin dritë mbi misteret e ngjarjes makabër që u zbulua të enjten në mbrëmje, në zonën e Kombinatit në Tiranë, janë edhe ato të të afërmve.

Një ditë më parë në Top Channel, kunati i Zhaneta Josifit foli për një kishë në Përmet që i kishte rekrutuar prej vitesh anëtarët e familjes, ndaj pritet që hetimet të zgjerohen edhe më tej.

Ndërkaq, Blerta, e cila i mbijetoi mosushqyerjes, po trajtohen në spitalin psikiatrik për shkak të deklaratave të çuditshme që u ka dhënë mjekëve, por ajo është personi kyç që do të hedh më shumë dritë, në atë çka ato besonin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori