LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mund të ketë qenë kudo nëpër botë, mirëpo u aktivizua “nga kushtet e mjedisit në Kinë” – pretendon një profesor i Oksfordit

Coronavirusi mund të ketë qenë kudo nëpër botë, mirëpo u aktivizua “nga kushtet e mjedisit në Kinë” – pretendon një profesor i Oksfordit

Coronavirusi mund të ketë qenë prezent kudo në botë, mirëpo kushtet e mjedisit në Kinë mund ta kenë bërë atë të shfaqet atje, pretendon një ekspert i Universitetit të Oksfordit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tom Jefferson, professor i asociuar nga Qendra të Bazuara në Prova të Mjekësisë (CEBM), në Oksford, dhe disa profesorë të tjerë nga Universiteti Newcastle, thonë se ka dëshmi që virusi të ketë qenë prezent diku tjetër para se të shfaqej në Azi.


“Mendoj se virusi mund të ketë qenë kudo prezent, ai ka qenë i ‘fjetur’, mirëpo u aktivizua nga kushtet e mjedisit”, ka thënë Jefferson.

“Me sa duket edhe temperatura ndikon në aktivizimin e viruseve”, u shpreh Jefferson.

Vetëm javën e kaluar, virologët spanjollë njoftuan se kishin gjetur gjurmë të sëmundjes në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në muajin mars të vitit 2019, nëntë muaj para se sëmundja e coronavirusit të shfaqej në Kinë.

Ndërkohë, shkencëtarët italianë kanë gjetur gjithashtu prova të coronavirusit në mostrat e ujërave të zeza në Milano dhe Torino, në mes të dhjetorit, disa javë përpara se të zbulohej rasti i parë, derisa ekspertët kanë gjetur gjurmë në Brazil gjatë muajit nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori