LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Buxhet të barabartë për zonat shqiptare

Thaçi: Buxhet të barabartë për zonat shqiptare

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, Nimetulla Demiri, bartës i Zonës 1 dhe Orhan Ibrahimi – bartës liste në Njësinë zgjedhore 2, kanë vizituar  Bllacën, Shuto Orizaren, Butelin, Hasanbegun, Kondovën dhe Haraçinën.

Ky plan që e kam është plan i urgjencës, unë shumë shpejt do t’ju bindi në qeverisje se do t’i përmbushi premtimet. Nuk e kam harruar çështjen politike, neve duhet të na kthehen paratë nga buxheti”, ka thënë Thaçi, ndërsa ka folur edhe Programin ekonomik të PDSH-së.


“Shqiptarët kontribuojnë me mbi 30% në mbushjen e buxhetit të shtetit, por vetëm 3 – 4% arrijnë të kanalizohen drejt zonave ku banojnë shqiptarë. Neve na duhet një koncept politik që anulon diskriminimin ekonomik, prandaj, na duhet zëvendëskryeministri me të drejtë të vetos që të sigurojë ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit. Me PDSH në qeverisje dhe Menduh Thaçin zëvendëskryeministër me të drejtë ekzekutive do të zvogëlohet informaliteti në ekonomi për të siguruar një konkurrencë të ndershme në treg”, tha Thaçi, ndërsa siguroi se PDSH do të angazhohet për inkurajim të zhvillimit të zonave industriale përmes mbështetjes dhe financimit të përpunimit të planeve urbanistike./Telegrafi/