Ziberi: Grante në kohë prej 20.000 euro për secilin fermer të ri nën moshën 35 vjeç
Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi sot vizitoi fshatin Grçec ku realizoi takim me bujqit dhe fermerët e këtij vendbanimi. Gjatë vizitës ai për së afërmi u njoftua me nevojat e tyre dhe njëherit ua prezantoi aspektet e përcaktimit të tij për zhvillim të bujqësisë dhe për mbështetjen e fermerëve.
“Qeveria do të jetë një shtyllë mbështetëse e fuqishme për të gjithë fermerët dhe bujqit në vendin tonë. Ju jeni ata që me punën tuaj dhe me prodhimet tuaja ushqeni popullin, ndaj përcaktimi ynë është që me një fokus të veçantë të trajtohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqoheni, ndaj planifikojmë mbështetje vjetore për këtë sektor prej 200 milion eurosh, për modernizim të makinerisë bujqësore, investime ne infrastrukture rurale, investime kapitale ne sistemet për ujitje etj” theksoi Ziberi.
Maqedonia e Veriut pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe bujqësia do të jetë një nga temat thelbësore gjatë negociatave, sepse Bashkimi Evropian bujqësinë dhe fermerët i ngren në shkallën më të lartë të interesit, ndaj në këtë sektor do të ketë reforma shumë serioze të cilat do të na përmirësojnë jetën të gjithëve – potencoi Ziberi.
Ai theksoi se me ardhjen e tij si kryeministër do të përkushtohet në krijimin e mundësive për bujqit të cilët gjithnjë e më shumë i largohen kësaj fushe të veprimit, dhe si prioritet do të jetë stimulimi i bujqve të rinj deri në 35 vjet me grante të pakthyeshme prej 20.000 eurosh.
Gjithashtu parashikohet edhe mbështetje për ndërmarrjet bujqësore te vogla, mikro dhe te mesme me qëllim që tu lehtësohet plasimi i produkteve në treg, shpjegoi Ziberi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'