LAJMI I FUNDIT:

Çdo lojtar i Liverpoolit pritet të marrë nga një medalje të titullit të Ligës Premier falë trajnerit Jurgen Klopp

Çdo lojtar i Liverpoolit pritet të marrë nga një medalje të titullit të Ligës Premier falë trajnerit Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është gati të sigurojë që çdo anëtar i skuadrës së tij të marrë një medalje të fituesve të titullit të Ligës Premier.

Pasi të fitojnë titullin e parë të ligës pas 30 vitesh, Reds do të marrin 40 medalje nga Liga Premier, ashtu sikurse çdo kampion tjetër i viteve të kaluara.


Rregulli është që ata që kanë bërë pesë ose më shumë paraqitje kanë të drejtë të marrin nga një medalje dhe kanë përparësi përpara se Liverpooli të jetë në gjendje të jap medaljet e mbetura për stafin e skuadrës.

Shpenzimet e Liverpoolit duken befasuese në krahasim me kampionët e tjerë të Ligës Premier
Lexo po ashtu Shpenzimet e Liverpoolit duken befasuese në krahasim me kampionët e tjerë të Ligës Premier

Për momentin, 21 lojtarë e kanë të garantuar marrjen e medaljes, me të rinjtë si Harvey Elliott, Neco Williams dhe Curtis Jones që kërkojnë edhe nga tre paraqitje për të fituar medaljen.

Por, duke besuar se të gjithë kanë luajtur rolin e tyre në triumfin e titullit, Klopp nuk është tifoz i rregullit të vendosur dhe thotë se të gjithë lojtarët do të marrin nga një medalje, edhe nëse atij i duhet t’i prodhojë ato ose të heqë dorë nga medalja e tij.

“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është skuadra për të fituar kampionatin, atëherë unë nuk mund t’i ndihmoj ata të jenë të sinqertë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.

“Edhe nëse keni zero ndeshje ju duhet të fitoni një medalje, nëse jeni pjesë e skuadrës duhet të merrni patjetër një medalje”.

“Nëse jeni portieri i dytë dhe keni më pak ndeshje duhet të keni po ashtu një medalje, sepse stërvitni pesë milion herë gjatë vitit dhe nëse nuk stërviteni të gjithë në nivelin më të lartë, atëherë nuk keni shanse të fitoni kampionatin”.

“Këta djem do të marrin nga një medalje 100 për qind – Unë do ta prodhoj vetë. Njëqind për qind mund të kenë medaljen time”.

Trajneri zviceran, Arno Rossini sulmon Xherdan Shaqirin: Nuk është një kampion, është vetëm një spektator
Lexo po ashtu Trajneri zviceran, Arno Rossini sulmon Xherdan Shaqirin: Nuk është një kampion, është vetëm një spektator

“Ata meritojnë nga një medalje dhe do të marrin nga një medalje, nëse jo nga Liga Premier, atëherë nga unë”.

“Ata nuk do të luajnë vetëm sepse unë dua t’i shoh ata në një ndeshje të Ligës Premier, secili duhet ta meritojë paraqitjen”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori