LAJMI I FUNDIT:

Në 24 orët e fundit dy pacientë nga Vushtrria vdiqën nga coronavirusi

Në 24 orët e fundit dy pacientë nga Vushtrria vdiqën nga coronavirusi

Në 24 orët e fundit dy persona nga Vushtrria kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një grua vdiq dje, ndërsa një 60 vjeçar vdiq sot. Gruaja është nënë e dëshmorit.

Këtë e ka bërë të ditura kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka apeluar te qytetarët që të marrin seriozisht virusin dhe t’i bartin maskat.


Sot, gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë
Lexo po ashtu Sot, gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

“Dy bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit. Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve. Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë”, ka shkruar Tahiri.