Numër i madh i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritura në kuadër të dialogut të nisur qysh në vitin 2011 nuk po gjejnë zbatim, as në kohë kur po synohet pajtimi ndërshtetëror.
Në opinion mbizotërojnë akuzat dhe fajësimet pse marrëveshjet e caktuara nuk janë zbatuar në tërësi apo nuk janë zbatuar fare.
Njohësit e rrethanave politike në vend për Ekonomia Online kanë thënë se paqartësia se si janë arritur këto marrëveshje po e pengon edhe zbatimin e tyre.
Jeta Krasniqi nga IKD-ja, ka thënë se ka një numër të madh të marrëveshjeve të cilat nuk janë zbatuar.
Ajo ka thënë këto marrëveshje nuk po zbatohen për arsye se janë arritur në një mënyrë të paqartë. Sipas saj, zbatimin e marrëveshjeve po e pengon edhe vullneti politik.
“Ka një numër të caktuar të marrëveshjeve të cilat nuk janë duke u zbatuar apo ka të tilla që kanë filluar zbatimin. Arsyeja pse këto nuk po zbatohen ka të bëjë edhe me mënyrën e paqartësive nëpër të cilën ato janë arritur, dhe shohim që secila marrëveshje përmban konstruksionin ku ja lejon Kosovës apo Serbisë të mbajnë pozicione e tyre ndaj shtetësisë së Kosovës. Në aspektin tjetër është edhe mungesa e vullnetit politik, prandaj është e nevojshme që të mos shkojmë në marrëveshje me elemente të paqarta”.
“Tani shohim që ka një rol më të madh të ShBA-së në proces, kemi parë që pavarësisht që dialogu ka qenë i pezulluar palët arritën të nënshkruajnë tre marrëveshje të qëllimit të mirë siç u quajtën dhe më pas pamë që dialogu u duk sikur po kalonte në dyshime paralele në një proces të ndërmjetësuar ndërmjet ShBA-së dhe BE-së”, tha ajo për EO.
Mes tjerash ajo ka thënë se mbështetja e SHBA-së nga fillimi ka qenë e pranishme në këtë proces.
“Nuk ka pasur një qartësi totale rreth rolit të BE-së dhe ShBA-së, ajo çfarë ne dimë është që procesi ka filluar që në 2011 i ndërmjetësuar nga BE-ja, por që nga fillimi mbështetja e ShBA-së ka qenë e pranishme dhe ka qenë shumë kyçe në çdo proces, pra edhe në arritjen e marrëveshjes në 2013 dhe në arritjen e marrëveshjeve të tjera, edhe pse nuk ka qenë evidente, por ShBA-ja e kanë mbështetur këtë proces”.
Ajo ka thënë se janë rreth 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo se kur mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare mbetet për tu parë nga gatishmëria që kanë dy vendet.
“Ne kemi parë që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë arritur diku rreth 33 marrëveshje dhe numri ka qenë i diskutuar se sa marrëveshje janë pasi për një marrëveshje të caktuar ka pasur diskutime, si marrëveshja e diplomave e arritur në 2011, por se kur pritet të arrihet një marrëveshje ajo mbetet të shihet nga gatishmëria e parë në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, por mbetet të shihet edhe nga gatishmëria e ndërmjetësuesve të këtij procesi”.
“Neve na duhet të ketë një qartësi më të madhe edhe të vet rolit të BE-së dhe e kemi parë që në vazhdimësi që BE-ja ka thënë që ka një rol neutral, tani duhet të kërkohet që BE-ja të del përtej rolit neutral që shtetet anëtarë të BE-së të mbështesin agjendën e zgjerimit”.
Ndërsa njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri ka thënë se marrëveshja finale nënkupton vendosje të marrëdhënieve në nivel ambasadash.
Ai ka thënë se nëse këto marrëveshje nuk zbatohen atëherë nuk ka vullnet nga ana e dy shteteve që t’i zhvillojnë marrëdhëniet, raporton EO.
“Marrëveshja finale gjithmonë është e fundit dhe në Kosovë nuk ka studim për këtë punë, marrëveshja finale nënkupton normalizim të marrëdhënieve dhe pranim të Kosovës dhe të Serbisë dhe vendosje të marrëdhënieve në nivel ambasadash dhe mandje të gjitha marrëveshjet zbatohen si shtet me shtet. Nëse marrëveshjet e deritashme nuk zbatohen atëherë tregohet se nuk ka vullnet që këto shtete t’i zhvillojnë marrëdhëniet mirë dhe nuk ka sinqeritet”.
Ai shprehet se presidenti dhe kryeministri mund ta përfaqësojnë denjësisht vendin në dialog me Serbinë.
“Nuk besoj që për disa muaj ose ndoshta për një vjet do të mund të filloj dialogu i mirëfilltë, për momentin presidenti i Kosovës është i përjashtuar nga procesi i dialogut për shkak të aktakuzës, nëse gjyqtari i lëndës vendos me e heq këtë aktakuzë atëherë presidenti aktual së bashku me kryeministrin mund ta përfaqësojnë vendin denjësisht dhe të shkojnë në dialog me Serbinë”.
Dialog u ndërpre pasi Kosova vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe, përderisa me 17 qershor u thirr një takim në Shtëpinë e Bardhë e që u anulua pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit