LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen në rrahje shkaku i një borxhi, pastaj plagoset rëndë me armë zjarri një person në Suharekë

Përfshihen në rrahje shkaku i një borxhi, pastaj plagoset rëndë me armë zjarri një person në Suharekë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qafë-Duhël në Suharekë, viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.

Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit.


Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori