LAJMI I FUNDIT:

Odise Roshi dy gola për Akhmat Groznyn, zgjidhet lojtar i ndeshjes

Odise Roshi dy gola për Akhmat Groznyn, zgjidhet lojtar i ndeshjes

Oside Roshi ka qenë vendimtar në fitoren e Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier të Rusisë ndaj Arsenal Tula me rezultat 3-1.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi dy nga tre golat e ekipit çeçen, që me këtë trepikësh i largohet zonës së ftohtë të renditjes.


Akhmati kaloi në epërsi që në minutën e 15-të me Kharin, ndërsa 29-vjeçari kuqezi i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 22-të me një penallti.

Roshi u bë protagonist absolut i ndeshjes kur në minutën e 88-të realizoi golin që vulosi suksesin.

Në minutat shtesë Arsenal Tula realizoi golin e nderit, që vlejti vetëm për statistikë.

Roshi për këtë paraqitje u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, duke e dërguar trofeun personal në shtëpi.

Më këtë dygolësh Roshi shkon në kuotën e shtatë golave  në këtë sezon në elitën e futbollit rus. /Telegrafi/