LAJMI I FUNDIT:

Kapen me drogë njerëz të BIA-së serbe, i dyshuar edhe një rus

Kapen me drogë njerëz të BIA-së serbe, i dyshuar edhe një rus

Siç raportojnë mediat në Serbi, shtatë persona janë arrestuar të mërkurën, më 1 korrik, pasi janë gjetur të përfshirë në kultivimin e marihuanës, i njohur si Grupi i Predrag Koluvijës. Në mesin e tyre janë edhe pjesëtarë të Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA) si dhe të policisë serbe.

Burimet serbe, thonë se një person tjetër është në kërkim, i cili dyshohet se është pjesë e stafit të diplomatëve të Federatës Ruse.

Në komunikatën e Prokurorisë, për çështjen në fjalë, e cila kualifikohet si krim i organizuar, nuk janë publikuar emrat e të të arrestuarve, porse thuhet se janë “pjesëtarë të organeve shtetërore”, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve.


Predrag Koluvija, u arrestua nëntorin e vitit të kaluar, dyshohej se ka pasur lidhje të forta me organet shtetërore.

Koluvija ishte arrestuar pas ndalimit nga policia, gjersa po ngiste automjetin Audi A8, të cilit i ishte gjetur dokumenti i falsifikuar, e më pas në plantazhin e Jovanjicës i ishin gjetur afër 4 tonë marihuanë. Përveç tij, atëherë u arrestuan edhe 8 bashkëpunëtorë të tij.

Ferma bujqësore “Jovanjica”, zyrtarisht, angazhohej për prodhimin e ushqimit organik. Anëtarë të qeverisë aktuale vizituan pasuritë e Koluvijës, të cilin e kishin ndihmuar për ta ndërtuar këtë fermë.

Aleksandar Vulin, në vitin 2015, në detyrën e Ministrit të Punës, kishte vizituar fermën “Jovanjica”.

Siç dihet, Aleksandar Vulin, ka lidhje të mira me Moskën zyrtare, gjë që ndërlidh edhe personin në kërkim. Gjatë ditëve të fundit, Vulin ishte në një vizitë në Moskë, ku, sipas medieve ruse, ishte infektuar edhe virusin COVID-19.

Serbia ka shënuar vitin e kaluar edhe një skandal me rusët, kur u shfaqën videoxhirimet e pjesëtarit të Ambasadës Ruse në Beograd Gregori Kleban, i cili po merrte informacion të fshehtë nga një serb, emri i të cilit kurrë nuk u publikua. Pas kësaj, presidenti i Serbisë kishte shprehur pezmin në “miqtë rusë”, duke i pyetur me një “pse” retorike.

Marrëdhëniet serbo-ruse janë tensionuar edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, me ç’rast shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov vizitoi Beogradin dhe u takua me homologun serb Ivica Daçiqin. Sipas, parashikimeve të analistëve, duke marrë parasysh se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Vuçiqit, ka fituar mbi 60 % të votave, Daçiq përfundimisht do të jetë jashtë kabinetit të ardhshëm qeveritar të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori