LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Projektligji për Qeverinë, parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri si dhe rreth 40 zëvendësministra

Prezantohet Projektligji për Qeverinë, parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri si dhe rreth 40 zëvendësministra

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot Projektligjin për Qeverinë, ku parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, rreth 40 zëvendësministra, si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

Tahiri ka thënë se ky Projektligj do të sjell organizim dhe funksionim më të mirë të Qeverisë.

“Projektligji parasheh 3 zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit. Rreth 40 zëvendësministra, rreth 250 këshilltarë politikë dhe nën-punës të kabineteve. Nuk ka ministra pa portofol, Ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralale”, ka thënë Tahiri para mediave.


Në këtë projektligj janë paraparë edhe kufizimet e qeverisë në dorëheqje.

Po ashtu, në këtë projektligj trajtohet edhe parandalimi i konfliktit të interesit, ku anëtarët e qeverisë dhe zëvendësministrat nuk mund te ushtrojnë funksion tjetër publik përveç kur ai ushtrohet sipas detyrës zyrtare. Po ashtu, nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion në pushtetin lokal dhe nuk mund të mbajnë asnjë marrëdhënie tjetër të punës në sektorin privat.

Tahiri gjatë prezantimit të Projektligjit për Qeverinë ka  folur edhe sa i përket ligjit për paga.

“Tek ligji i pagave jam i shokuar me vendimin. Nuk po e komentoj vendimin e gjykatës, por mua më duhet të trajtoj ligjin që e kemi bërë. Nuk ka sindikatë që nuk është diskutuar për këtë ligj. Është një padrejtësi shumë e madhe për një numër të njerëzve. Këtë ligj kjo qeveri do ta merr me prioritetin më të madh. Do të bëjë çmos me e dërgua në Kuvend këtë vit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori