LAJMI I FUNDIT:

Ziberi fton Mickoskin dhe Zaevin në debat televiziv

Ziberi fton Mickoskin dhe Zaevin në debat televiziv

Kandidati i parë shqiptar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut Naser Ziberi ka ftuar në debat televiziv Zoran Zaevin dhe Hristijan Mickoskin.

Pasi prezantoi axhendën për 100 ditët e para si Kryeministër, Naser Ziberi u bëri thirrje kundërshtarëve të tij politikë maqedonas që të ballafaqohen në në debat televiziv, sepse sipas tij, qytetarët meritojnë një debat demokratik mbi idetë dhe të ardhmen e vendit.


“Tani është koha për të paraqitur programet tona, idetë tona, vizionet tona, konceptet tona për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, unë do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të ftuar dy konkurrentët e mi për postin e kryeministrit në një duel televiziv. Duelet televizive midis kandidatëve për Kryeministër janë një segment i rëndësishëm në vendet demokratike në të gjithë botën.

I drejtohem edhe një herë Zaevit dhe Mickoskit, që ta pranojnë këtë shtrirje të dorës për të organizuar një debat televiziv në media të pavarur dhe asnjanëse dhe të informojmë qytetarët tanë për pikëpamjet, vizionet dhe idetë tona”, deklaroi Ziberi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Kalo në kategori