LAJMI I FUNDIT:

Cakaj sjell mesazhet nga Washingtoni për Kosovën: Nuk ka marrëveshje sekrete, as ndarje të Kosovës

Cakaj sjell mesazhet nga Washingtoni për Kosovën: Nuk ka marrëveshje sekrete, as ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj tha se nga vizita e tij në Washington, ka pasur takim me përfaqësuesin special të presidentit, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, nga ku tha se ka sjellë tri mesazhe.

Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, Cakaj tha se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete në Washington, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka asnjë nxitim për marrëveshje të shpejt e në dëm të Kosovës.


Cakaj theksoi së këto janë mesazhet e vetme që ka marrë nga Washingtoni për Republikën e Kosovës.

“I vetmi takim për Kosovën ka qenë takimi me përfaqësuesin special të dialogut Kosovë-Serbi, të emëruar nga presidenti Trump, Kam tri mesazhe për Kosovën nga ai takim. Nuk ka marrëveshje sekrete, dhe për konsum të brendshëm politik nuk është e nevojshme të abuzohet për një temë të interesit nacional. E dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i sytë në ballë dhe këmbët në tokë, nuk beson që as Qeveria e Shqipërisë, këtu po shfrytëzoj rastin edhe për ta theksuar këtë, meqë është përmendur fort, e askush në Kosovë nuk bën plane në llogari personale për ta ndarë Kosovën, pikë. Këtë po e sjell si mesazh nga Washingtoni. Nuk ka asnjë nxitim për të arritur asnjë marrëveshje të shpejt në dëm të Kosovës për çfarëdo interesi elektoral në Amerikë”, u shpreh Cakaj para medieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori