Bartësi i listës së kandidatëve të BDI-së për deputet në zonën zgjedhore 1, Izet Mexhiti, nga Sheshi “Skenderbeu” në Shkup prezantoi planin e tij të veprimit 100 ditor për përmirësimin e barazisë dhe standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Ekzistojnë njerëzit, të cilët janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, por të cilët janë rrallë në qendër të vëmendjes, ata janë infermierët të cilët ruajnë shëndetin tonë, mësuesit, arsimtarët dhe edukatorët, që përgatisin fëmijët tanë për ardhmëri, për çka jemi të kënaqur, që në mandatin e fundit pagat minimale për mësuesit arritëm ti rrisim në 400 euro në muaj, tani, së bashku me Kryeministrin e parë Shqiptar, zotohemi se pagat minimale për mësuesit, arsimtarët dhe infermierët do ti rrisim për 50 % e cila do të arrijë deri në 600 euro”, deklaroi Mexhiti.
Ai tha se kjo nuk paraqet vetëm përmirësim të standardeve të jetesës, por është edhe vlerësim për kontributin dhe punën e personelit të shëndetësisë të cilët po kujdesen për shëndetin tonë si dhe mësuesve, arsimtarëve dhe edukatorëve.
Në fund, Mexhiti theksoi se brenda 100 ditëve të para kur Kryeministri shqiptar do të merr detyrën, infermierët, mësuesit dhe arsimtarët, por edhe e gjithë shoqëria do të përfitojë nga kjo masë, siç tha, për ta kthyer dinjitetin dhe për t’i bërë krenarë, me entuziazëm ta vazhdojnë misionin e shenjtë të tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit