LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Biseduam shumë tema me Ramën, ardhja e tij në Prapashticë nder i veçantë

Mustafa: Biseduam shumë tema me Ramën, ardhja e tij në Prapashticë nder i veçantë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka treguar se gjatë takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama kanë biseduar për shumë tema të aktualitetit në vend.

Kështu ka shkruar Mustafa në një postim të tij në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se vajtja e Ramës në shtëpinë e tij në Prapashticë, tregonte për të një shenjë kujdesi.


Rama publikon fotografi nga takimi me Mustafën

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/