LAJMI I FUNDIT:

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Ish-polici amerikan i cili u shndërrua në vrasës serik të njohur si “Golden State Killer”, ka pranuar se ka kryer 13 vrasje si dhe një sërë përdhunimesh dhe plaçkitjesh të shtëpive në Kaliforni gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta, raportojnë mediat amerikane.

Joseph DeAngelo, 74-vjeç, ka pranuar fajin në kuadër të marrëveshjes së arritur me gjykatësin që po tenton ta kursej nga dënimi me vdekje, në këmbim të pranimit të fajësisë dhe krimeve që i ka kryer në 11 zona të ndryshme të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.


Mbi të rëndojnë 13 pika të aktakuzës për vrasje dhe rrëmbim. E pas arrestimit në vitin 2018, pas më shumë se 40 viteve hetime që më në fund kanë përfunduar falë mostrave të ADN-së, është qartësuar gjithçka.

Sipas marrëveshjes, DeAngelo ballafaqohet me burgim të përjetshëm pa pasur mundësi të lirohet. Gjykatësit kanë njoftuar se kanë dashur të sigurohen se të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të jenë dëshmitarë të këtij procesi gjyqësor.

I veshur me rroba ngjyrë portokalli, DeAngelo ka qëndruar i ulur në karrocë të invalidëve dhe dukej se aspak nuk i bën përshtypje për atë çfarë akuzohej. E përveç 13 vrasjeve dhe rrëmbimeve, gjykatësit thanë DeAngelo ka kryer pothuajse 50 përdhunime dhe më shumë se 120 plaçkitje.

Krimet ishin kryer gjatë periudhës nga viti 1975 deri më 1986, e në vitin 2018 ky ish-polic amerikan u arrestua pas një hetimi të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori