LAJMI I FUNDIT:

iPhone 12 do të shitet i zbrazët në pako, dëgjueset dhe mbushësi do të kushtojnë ekstra?

iPhone 12 do të shitet i zbrazët në pako, dëgjueset dhe mbushësi do të kushtojnë ekstra?

Apple e ka menduar një mundësi të re për të fituar edhe 100 dollarë më shumë nga shitja e modelit të ri të iPhone 12.

Sipas disa burimeve që thuhet se kanë rrjedhë nga kompania, iPhone 12 do të shitet me çmim të ngjashëm sikurse modeli i kaluar, por me një shtesë mbi këtë kosto të cilën do ta paguajë blerësi.


Bazuar në këto raporte, në paketimin e iPhonë 12 thuhet se nuk do të ketë pajisje tjera falas, pasiqë mbushësi i telefonit dhe dëgjueset me kabllo nuk do të jenë pjesë e paketimit të pajisjes, dhe nëse përdoruesi i dëshiron ato duhet të shtojë edhe 100 dollarë shtesë.

Kjo logjikë sipas Apple ndoshta mund të konsiderohet si e gabuar, mirëpo kompania vlerëson se përdoruesit tashmë kanë dëgjuese dhe kabllo nga modelet e mëhershme dhe se disa blerës të iPhone 12 nuk do të kenë nevojë për to, ndërsa atyre që iu duhen, do t’i paguajnë me 100 dollarë shtesë.