LAJMI I FUNDIT:

Dy të punësuara në Spitalin e Kumanovës sërish pozitive me COVID-19

Dy të punësuara në Spitalin e Kumanovës sërish pozitive me COVID-19

Zyrtarët nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan sot se dy prej punonjësve të tyre janë infektuar për të dytën herë me COVID-19, pasi më herët e kanë kaluar këtë sëmundje.

Drejtoresha e spitalit Snezana Zaharieva, thotë se bëhet fjalë për një të punësuare në Departamentin e syve dhe një infermiere nga Kirurgjia.

“E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dyja ato e kishin mposhtur sëmundjen më parë”, tha Zaharieva.


E punësuara në Departamentin e Syve, kishte shkuar për të dhuruar plazmë gjaku dhe pasi u testua, rezultoi pozitiv me COVID-19..

“Për momentin ndihet mirë, ka një dobësi të lehtë”, thotë Zaharieva.

Ndërsa sa i përket motrës medicinale, Zaharieva tha se ajo ka rezultuar pozitive në fillim të epidemisë, kur ka pasur pasqyrë të butë klinike. Ndërsa dy javë më parë është ankuar se nuk ndihet mirë dhe është testuar sërish.

“Nuk e dimë se si janë infektuar, nuk kanë anketë pozitive epidemiologjike”, tha Zaharieva.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në spitalin e Kumanovës, kishte një numër të konsiderueshëm të personelit shëndetësor të infektuar, të cilët më vonë u shëruan dhe u kthyen në punë.

Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 15 persona me një pamje klinike mesatare dhe të rëndë, ndërsa gjashtë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori