Krenare që është pjesë e “Ushtrisë së Paqes dhe Stabilitetit” dhe me vullnet të madh për të mbrojtur kombin shqiptar, kadetja e parë nga Shqipëria, Lirza Dollomaja e cila diplomoi sot në kazermën ”Adem Jashari”, si kadete e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shpërblye edhe me çmimin e kadetes më të dalluar të gjeneratës 2020.
Në ceremoninë e mbajtur sot ku diplomuan 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me të marrë çmimin, ajo para të pranishmëve mbajti një fjalim, ku tha se ushtria e Kosovës është vendi ku bashkohen për qëllimin madhor të mbrojtjes së kombit.
“Sot po bëhemi oficer në ushtrinë e paqes dhe stabilitetit, ashtu siç na mësuan prindërit dhe gjyshërit, një shkollë jete ku jo vetëm trajnohesh, shpërblehesh apo edhe ndëshkohesh, ky është vendi ku bashkohet çdo trevë, çdo gjini e çdo karakter, për të vepruar si një trup i vetëm, për një qëllim më madhor, mbrojtjen e kombit”, tha Dollomaja.
Kadetja Dollomoja tha se pret që ta kthen shumëfish gjithçka që ka mësuar, në atë vend ku do të shërbej.
Ajo u shpërblye me çmimin e kadetes së dalluar, çmim ky të cilin ajo e sheh si privilegj, ndërsa tha se ndjehet e nderuar që është kadetja e parë ndërkombëtare që diplomon si kadetja më e dalluar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Pres që nga ajo që kam mësuar këtu ta rikthej dhjetëfish aty ku do të kthehem të shërbejë në vend. Shpërblimi si kadetja më e mirë ishte diçka që nuk e kam pritur, ndihem shumë e privilegjuar, është një nder për mua të jem edhe kadetja e parë që diplomon prej akademisë së Kosovës edhe e para kadete ndërkombëtare që diplomon si kadetja më e dalluar”, u shpreh Dollomaja.
Në kazermën ”Adem Jashari”, sot u diplomuan 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. Ku përveç kadetes së dalluar, Lirza Dollomoja, në mesin e oficerëve të rinj, ishte edhe djali i vëllait të Ramush Haradinajt, Luan Haradinaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur