LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Deputetët që kanë simptome do të testohen me urgjencë

Ramadani: Deputetët që kanë simptome do të testohen me urgjencë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka folur edhe për testimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19

Ramadani ka thënë se të gjithë personat që kanë shenja do të testohen me urgjencë, ndërsa të tjerët do të testohen po ashtu në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sa i përket çështjes së testimeve, ato janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike, ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore, në këtë rast edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në një vend, në një vatër ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja në radhën e parë, në mënyrë urgjente testohen. Por, të gjithë ata të tjerët që kanë nevojë të testohen, do të testohen në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe OBSH-së, të cilët janë në fuqi dhe të cilët paraqesin kushtin themelor të gjurmimit aktiv, epidemiologjik për parandalimin e sëmundjes, sipas nevojës dhe indikacioneve epidemiologjike, do të testohen”, tha Ramadani gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori