LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Na duhet udhëheqje që do t’u shërbejë qytetarëve, e jo partive

Ziberi: Na duhet udhëheqje që do t’u shërbejë qytetarëve, e jo partive

Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi, sot para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup ka mbajtur takim me qytetarët, ku e ka prezantuar programin qeverisës.

Ai tha se një kryeministër shqiptar mund të jetë hap i madh përpara jo vetëm për komunitetin shqiptar, por edhe për Maqedoninë e Veriut.


“Nëse duam një jetë më të mirë për veten në këtë vend, një shans më të mirë për brezat që vijnë – ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si bëhet politika këtu, duhet të shkatërrojmë dypolëshin e dy partive kryesore maqedonase. Në këtë luftë të vazhdueshme politike të ftohtë, në këtë luftë të përhershme midis grupeve të interesit, askush nuk fitoi. Shumë kishin bërtitur fitoren, por askush me të vërtetë nuk mbizotëroi”.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: se ne, qytetarët, edhe maqedonasit e edhe ne shqiptarët kemi humbur. Nëse nuk e ndalojmë këtë, për fat të keq jo vetëm betejat e së kaluarës do të jenë të humbura, por edhe betejat e së ardhmes. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve që nuk janë të lidhur me politikën, dhe të gjithë ata që mendojnë se meritojmë më mirë si qytetarë, dhe si vend – ta mbështesin idenë e një Kryeministri jo-partiak”, tha Ziberi.

Ai shtoi se shteti ka nevojë për një lloj udhëheqjeje të re, që do t’ju shërbejë qytetarëve, e jo partive./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori