LAJMI I FUNDIT:

Përhapje shqetësuese e coronavirusit në Kosovë

Përhapje shqetësuese e coronavirusit në Kosovë

Gjendja në Klinikën Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, në klinikat e QKUK-së deri të dielën në mbrëmje janë shtrirë 122 pacientë pozitivë në COVID-19 – në Klinikën Infektive janë 109 persona, në Pulmologji 10, e disa janë të shtrirë edhe në repartin intensiv në Qendrën e Mjekësisë Sportive.

“Gjendja shëndetësore e tyre është jashtëzakonisht e rëndë, kemi mbi 50 pacientë të cilët janë në oksigjenoterapi, dhe 6 prej tyre i kemi në kujdes intensiv në gjendje të rënduar. Shumica e tyre janë në moshë të shtyrë dhe me sëmundje paraprake, por kemi edhe mosha më të reja”, tha Krasniqi.


Kosova aktualisht i ka 1,203 raste aktive kurse numri i të vdekurve nga coronavirusi është 49.

Numri i të shtrirëve në Kliniken Infektive ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave kundër coronavirusit.

Më 26 maj, në Kliniken Infektive kanë qenë të hospitalizuar 10 raste, kurse te dielën në mbrëmje 109. Në 10 ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 844 raste te reja. Ditëve të fundit ka ndodhë se deri 46% të testuarve ne 24 ore kanë dalë pozitiv në COVID19.

“Fakti se kemi përqindje të madhe të rasteve që rezultojnë pozitivë në raport me numrin e përgjithshëm të të testuarve, flet për një përhapje në masë të virusit”, thotë Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, paralajmëroi të dielën se nëse vazhdon ritmi i rritjes së rasteve me COVID-19, “do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona”.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ne Twitter ka deklaruar se “rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”.

Ideja që nuk ka virus po e dëmton situatën

Infektologu Krasniqi, thotë se tre faktorë janë duke ndikuar në rritjen e numrit të madh të rasteve dhe ato janë: lirimi i përnjëhershëm i qytetarëve nga masat restriktive, moszbatimi i masave të rekomanduara dhe “ideja që po qarkullon në popull që nuk ka virus”.

“Kjo është duke dëmtuar mjaft shumë situatën, sepse siç duket qytetarët kanë filluar të besojnë më shumë në teori konspirative, sesa në realitetin në të cilin ne jemi duke e jetuar”, thotë Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të respektohet distanca fizike, të përdoren maska dhe të pastrohen duart.

Masat e rekomanduara duhet të bëhen obligative

Krasniqi është i mendimit se nuk është i mjaftueshëm rekomandimi i këtyre masave, por ato duhet të jenë obligative. Ai shtoi se qeveria duhet të gjejë mekanizma që të detyrojë qytetarët për të zbatuar ato.

“Një masë tjetër që poashtu duhet të zbatohet me përpikëri është edhe monitorimi ose kontrolli rigoroz i pacientëve COVID-pozitivë, që janë nëpër shtëpi, për të mos lejuar qarkullimin dhe lëvizjen e tyre”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se një fenomen tjetër që është vërejtur në Klinikën Infektive është se familjarët janë duke tentuar të vizitojnë pacientët, familjarë që i kanë të shtrirë këtu në klinikë, e që “shumica nga ta janë COVID-pozitivë vet”.

“Normalisht, ne nuk mund të lejojmë hyrjen e tyre në klinikë, mirëpo duke qenë COVID-pozitivë ata rrezikojnë përhapjen e virusit më tutje”, tha Krasniqi.

Përndryshe, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj një ditë më herët deklaroi se ata të cilët nuk janë duke i respektuar masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen, duke mos e precizuar si do të ndodhë ky ndëshkim.

Ministria e Shëndetësisë: Numri i testeve i mjaftueshëm

Në ditët e fundit, Kosova ka kryer mes 200 dhe 300 teste çdo 24 orë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka teste të mjaftueshme për COVID-19, duke mos dashur të deklarohet për numrin. Ai shtoi se aktualisht ne Kosovë testohen kontaktet e afërta të rasteve me simptomatologji.

Sipas tij, me prioritet testohen të gjitha rastet e hospitalizuara ne Klinikën Infektive dhe repartet tjera ku janë pacientët me COVID-19, personeli shëndetësor me shenja dhe simptoma te infeksionit, kontaktet e afërta të personit pozitiv të cilët kanë shenja dhe simptoma, të moshuarit dhe persona me sëmundje kronike. Personat asimptomatikë udhëzohen në vetëizolim 14 ditor si dhe në monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore.

Hoti më 14 qershor deklaroi për REL se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për COVID-19. Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar edhe 6500 teste nga organizata “Qatar Charity”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori