LAJMI I FUNDIT:

Provokojë serbët në Gazimestan, dy prej tyre shoqërohen në polici

Provokojë serbët në Gazimestan, dy prej tyre shoqërohen në polici

Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të tyre të Vidovdanit tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.

Pas provokimit nga ana e serbëve, kanë ndërhyrë zyrtarët policor, duke ndaluar dhe futur në veturë dy persona.

Ndërkohë, serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.


Policia e Kosovës i ka thënë KosovaPressit, se sot pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë bërë disa provokime të përsëritura.

“Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, qindra serbë kanë marrë pjesë në këtë cermoni dhe të njëjtit nuk kanë respektuar distancën fizike dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska e doreza.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori