LAJMI I FUNDIT:

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i infektuar me COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i LDK-së Kosovës, Arben Gashi dhe familja e tij.


Lajmin e ka bërë të ditur, vet deputeti Gashi, përmes një postimi në Facebook

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, ka shkruar Gashi, transmeton Telegrafi.

Të shtunën në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste me coronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590. Raste aktive janë 1,148.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1,394.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori