Zbulimi amerikan ka arritur në përfundimin se ushtria ruse u ka ofruar shpërblime militantëve të lidhur me talebanët në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë dhe forca të tjera të koalicionit, njofton gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të informuar mbi çështjen.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, mohoi që Presidenti Donald Trump të ishte informuar, siç njoftonte gazeta, dhe e quajti njoftimin e gazetës New York Times të pasaktë.
Sipas gazetës, një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, që ka lidhje me tentativa vrasjesh në Evropë, ka ofruar shpërblime për sulme të tilla gjatë vitit të kaluar.
Ajo shkruan se militantë, ose elementë kriminalë të armatosur, të lidhur ngushtë me ta, besohet se kanë marrë një pjesë të parave të dhëna si shpërblim.
Ministria e jashtme e Rusisë reagoi, duke thënë se “Ky kazan primitiv informacioni tregon qartë aftësi të ulët intelektuale të propagandistëve në shërbimin amerikan të inteligjencës,” sipas citimeve të agjencisë së lajmeve RIA.
Shtëpia e Bardhë, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare refuzuan kërkesat e agjencisë Reuters për koment mbi shkrimin e gazetës New York Times, transmeton VoA.
Nga 20 amerikanët e vrarë në luftime në vitin 2019, shkruan gazeta, nuk është e qartë se cilat vdekje janë nën dyshime.
Pas gati 20 vjet luftimesh me talebanët, SHBA janë duke kërkuar një mënyrë për t’u larguar nga Afganistani dhe për të arritur paqen midis qeverisë së mbështetur nga SHBA dhe grupit militant, i cili kontrollon pjesë të mëdha të vendit.
Më 29 shkurt, SHBA dhe Talibanët arritën një marrëveshje që parashikonte tërheqjen me faza të trupave amerikane.
Fuqia e trupave amerikane në Afganistan është ulur në afro 8,600 trupa, një shkurtim shumë më i madh nga sa parashikohet në një program për të cilin është rënë dakord me Talibanët.
Tërheqja e më shumë trupave është bërë pjesërisht për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit, thanë zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s në fund të majit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles