LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica shpallet kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave, mposht Feronikelin në vazhdime

Mitrovica shpallet kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave, mposht Feronikelin në vazhdime

Vashat e KFF Mitrovica kanë arritur me sukses ta mbrojnë titullin e kampionit që është trofeu i tretë në histori të Superligës.

Sulmuesja nga Gjilani, Kaltrina Biçkaj, ka qenë ‘heroina’ e vashave nga Mitrovica, teksa ka realizuar gol në vazhdimin e parë të ndeshjes për t’i dhënë njëherit edhe fitoren minimale kampioneve në fuqi.


Pa gola për 90 minuta ishte epilogu i ndeshjes përcaktuese për titullin kampion në konkurrencën e vashave ndërmjet Mitrovicës dhe Feronikelit, derisa as tetë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për të diktuar fituesin, i cili mund është mësuar pas vazhdimeve.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Mitrovicës dhe Feronikelit u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës dhe ishte e vlefshme për titullin kampion në konkurrencën e femrave.

Ky takim u zhvillua pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv për të përcaktuar titullin kampion në këtë konkurrencë përmes  një ndeshje finale.

Kjo pasi që në renditjen tabelare dy skuadrat kishin numër të barabartë pikësh (31) dhe dueli i parë ndërmjet tyre kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori