LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare

Maqedoni: Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.

Për shkak të kësaj edhe makinat që kanë dashur të kalojnë në Kosovë, janë kthyer nga policia, përckell Telegrafi Maqedoni.


“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori. Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyer mbrapsht”, tha Zharko Trpevski, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.

Prej sot, në përputhje me vendimin e Qeverisë, janë hapur plotësisht vendkalimet kufitare në të gjithë territorin vendit pa kushte, respektivisht pa vendim për izolim ose deklaratë dhe pa PCR test./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori